fbpx

Deputetët e Listës Serbe dorëzojnë dorëheqjet në Kuvend

nga Revista Kosovarja

Deputetët e Listës Serbe kanë dorëzuar mëngjesin e sotëm dorëheqjet nga Kuvendi i Kosovës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se deputetët e Listës Serbe me anë të një emaili nisur në adresën e Kuvendit të Kosovës kanë dorëzuar dorëheqjen nga parlamenti i Kosovës.

Njëmbëdhjetë deputetët kanë marrë këtë vendim si shenjë proteste ndaj Qeverisë së Kosovës që ka filluar qortimin për targat serbe.

Vendim të njëjt e kanë marrë edhe policët, prokurorët, gjyqtarët e asambleistët serbë në Kosovë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]