Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Deputetët mblidhen edhe sot, për të 26-të herë përpiqen ta konstituojnë Kuvendin

nga Revista Kosovarja

Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 26-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Mbi artikull

Deputetët pritet të mblidhen nga ora 11:00 për vazhdimin e 26-të me radhë të seancës, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe të hënën, për herë të 25-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit.

Kryesuesi Avni Dehari edhe të hënën ftoi subjektet politike parlamentare të cilat nuk kanë propozuar deputetë për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por të njëjtat nuk paraqitën propozime.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai hodhi në votim përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës. Nga 104 deputetë të pranishëm në sallë, 51 votuan për, një ishte kundër, ndërsa abstenime nuk pati.

Kështu, seanca u shtye edhe një herë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]