fbpx

Deputeti i PD-së zyrtarisht konkurrenti i parë i ‘Dancing with the Stars’

nga Revista Kosovarja

“Dancing With the stars Albania” pritet të nisë së shpejti në ekranin e “Top Channel” ndërkohë që prej kohësh kanë nisur diskutimet se cilët do të jenë emrat e konkurrentëve të këtij edicioni.

Mirëpo, së fundmi është zbuluar pikërisht konkurrenti i parë. Bëhet fjalë për Saimir Korreshin, deputetin e Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes, i cili do të kërcejë krah balerinës profesioniste Livia.

“Përshëndetje të gjithëve. Unë jam Saimir Korreshi, bashkë do të shihemi në Dancing With the Stars bashkë me partneren time Livian.”- ka njoftuar ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]