fbpx

Deputeti i PDK-së me akuza të rënda për rastin e vëllezërve Dehari

nga Revista Kosovarja

Përplasje të ashpra ka pasur në Kuvendin e Kosovës pas një fjalimi të deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, i cili teksa foli për rastin e Astrit Deharit, hodhoi akuza të rënda teksa, tha se ka ndërhyrje direkte të Qeverisë në këtë rast dhe se interesi i VV-së është që ky rast të mos zbardhet, shkruan Reporteri.net.

Ai po ashtu ka përmendur edhe rastin e Arbënor Deharit, duke shtruar pyetjen se “Cili ishte roli i tyre?”

“Parakushti i parë është të zbardhet e rastit terrorist në sulmet në Presidencë dhe objekt të Qeverisë. Por rasti mbi këto s’pres ta zbardhni sepse tërmeti politik do të binte mbi subjektin tuaj. Parakusht i dytë është zbardhja e rastit të vetëvrasjes së Arbënorit. Cilat ishin motivet që e shtynë në vetëvrasje? Për shkak të ndjeshmërisë, askush s’e ka marrë guximin të flasë publikisht, por tani është sekret publik që përfliten emra zyrtarësh me të cilët ka qenë i involvuar dhe në rolin e sinjalizuesit. Indikativë mbetet po ashtu edhe emërimi i rrugëve të Prishtinës me emrin vëllezërit Dehari. E unë pyes se cili ishte roli i tyre? A bëhet për heshtjen e familjes duke tentuar t’i fusin në histori. Së fundmi ndodhi vjedhja e mostrave dhe në vend që ministrja të marrë përgjegjësi ajo filloi me akuzua prapë opozitën. Po ndihem keq që po duhet ta hap këtë çështje para bacës Avni, por e di se Astrit Dehari ishte kundër marrëveshjes që sot i ka nënshkruar Qeveria”, ka thënë Berisha.

Reagim të ashpër pati Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se Dehari u vra gjatë kohës sa Berisha ishte në pushtet dhe se edhe ai, siç tha Haxhiu “i ka duart e përlyera me gjak”.

“Ju keni qenë në Qeveri kur është vra Dehari. Ju nuk keni të drejtë të flisni për Astritin. Ju i keni durtë e përlyme me gjak. Marre. Ai është është vra në kohën e jauj. Mbylle”, tha Haxhiu.

Reagoi edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili i bëri thirrje Prokurorisë që ta intervistojë deputetin e PDK-së, nëse ky pretendon se di diçka më shumë për këtë rast.

“Edhe ju e dini mirë që përpjekja me lidhë VV-në me atë sulm ka qenë një proces i montuar gjyqësor me prapavi politike. Ju keni vendim të Gjykatës që i ka liru ata persona. Nëse dini diçka ma shumë unë e ftoj prokurorin me ju intervistu”, tha Konjufca.

https://www.facebook.com/watch/?v=501887831914891

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]