fbpx

Deputeti Kokaj relaksohet në Kuvend, bën ushtrime fizike gjatë seancës

nga Revista Kosovarja

Nuk është hera e parë që deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj shkakton edhe momente interesante e të qeshura gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës, por edhe në deklaratat publike.

Një rast i tillë ndodhi edhe në kohën para se të fillonte seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës, kur deputeti Kokaj bëri disa ushtrime fizike të trupit duke u relaksuar, gjersa një pjesë e madhe e deputetëve nuk ishin në sallë.

Këto ushtrime zgjatën për pak minuta, por momenti final ishte këmba e tij e cila shtrihej në karrigen e ku ulen deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës./Telegrafi

https://www.facebook.com/watch/?v=244837198423802

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]