fbpx

Deputeti shqiptar në Mal të Zi: Të gjitha gjasat janë që sonte do votohet fundi i qeverisë së Abazoviqit

nga Revista Kosovarja

Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, ka thënë se me shumë gjasa sonte do të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit në Mal të Zi.

“Të gjitha gjasat janë që sonte do votohet fundi i qeverisë së Abazoviqit dhe sigurisht priten mandej negociata se në çfarë forme do të ecë qeverisja e ardhshme.

I gjithë debati është duke ecur në atë drejtim.

Edhe vetë Abazoviq si duket është i përgatitur pasi që është duke përmendur se 51 deputetë do të votojnë këtë mocion”, tha Nimanbegu në Edicionin Special në Klan Kosova.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]