fbpx

Deputeti suedez reagon për vrasjen e 33-vjeçares në Prishtinë: I tronditur

nga Revista Kosovarja

Deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jakobsson, ka reaguar pas vrasjes së 33-vjeçares, Liridona Murseli, e cila ishte bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Jakobsson ka shpërndarë postimin e Pacollit, teksa është shprehur i tronditur me lajmin.

“I shokuar me lajmin që Liridona ka ndërruar jetë. Mendimet e mia janë me të gjithë familjen”, shkroi ai.

Për vdekjen e saj kanë raportuar edhe mediat në Suedi, ku sipas “Expressen”, e ndjera ishte shtetase suedeze.

Kujtojmë se Liridona mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë, pasi ajo dhe familja e saj u përballën fillimisht me disa grabitës. Të njëjtit më pas kanë shtënë në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur në vend

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]