fbpx

Deputetja Albena Reshitaj: Sot jam kërcënuar dy herë

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, ka thënë se sot gjatë ditës është kërcënuar dy herë.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se njëherë është kërcënuar duke shkuar në punë dhe hera dytë ka ndodhur në zyrën e saj në fakultet.

“Une sot jam kercnuar dy here. Njehere rruges duke ardhur ne pune dhe e dyta ne zyren time ne Fakultet.” – ka shkruar ajo.

Depuetja ka lënë të kuptohet se këto kërcënime janë bërë për shkak të vendimeve të saj.

“Le ta kuptoj kushdo qe eshte pas qe nuk munden me me kercnu, shantazhu dhe qe vendimet e mija do te jene gjithmone ne te mire institucioneve dhe qytetarit.” – ka shkruar ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]