65
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi i ka “dhuruar” vezë kryeministrit Albin Kurti në shenjë proteste ndaj marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket energjisë elektrike për veriun e Mitrovicës.
Deputetja Dumoshi nuk i hodhi ato sikurse bënte dikur kryeministri Kurti duke kundërshtuar marrëveshjet e arritura me Serbinë, por të njëjtat ia dhuroi tek ulësja e tij në Kuvend.
Vezë deputetja kishte edhe për kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.