fbpx

Deputetja e PDK-së shpreson që sot dihet data e liberalizimit të vizave

nga Revista Kosovarja

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu shpreson që sot nga BE-ja të bëhet e ditur data se kur qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa viza.

Deliu këtë pritje e ka nga Grupi Punues i BE-së, i cili mblidhet sot, ndërsa në rend dite është edhe liberalizimi i vizave për Kosovën..

“Në Këshillin e Bashkimit Evropian sot pritet të mblidhet Grupi Punues për vizat, ku do të diskutohet për procesin e heqjes së vizave për shtetasit e Kosovës. Me shpresë që padrejtësia e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës dhe kushtëzimet e reja po marrin fund, besoj se përfundimisht dhe do të duhej të kemi datën e shumëpritur për vizat”, shkroi deputetja e PDK-së.

Grupi Punues për Vizat në Këshillin e Bashkimit Evropian do të diskutojë sot, për herë të dytë, për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Diskutimi i parë është zhvilluar më 13 tetor, kur shumica e vendeve anëtare të BE-së e kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Franca, megjithatë, ka kërkuar që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhet me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS.

https://www.facebook.com/blerta.deliu/posts/8369187509819223

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]