Adriana Matoshi, një nga deputetet më të komentuara të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi ku shihet e mbështetur për muri, imazh që u shoqërua me shumë komente pozitive nga ndjekësit e saj. Aktorja dhe deputetja njihet për paraqitjet e saj të veçanta dhe për stilin e lirshëm në komunikim me publikun.
Megjithëse në Kuvend situata politike mbetet e tensionuar dhe debatet janë të shpeshta, në rrjete sociale Adriana vazhdon të jetë aktive dhe e ndjekur me interes nga publiku.