fbpx

Deputetja Hoxha pasi ish-missi rrëfeu dhunën nga burri: Drenushë mos u turpëro për asgjë, dhunës duhet jo me i thanë

nga Revista Kosovarja

Ish-miss Kosova, Drenusha Latifi, ka rrëfyer se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj. Ajo ka ndarë edhe fotografi nga lëndimet trupore që i ka marrë si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila ka përkrahur ish-missin dhe jep mesazhin ndaj grave që “dhunës duhet t’i thotë secila jo”.

“Drenushë mos u turpno për asgjë. Dhunës duhet jo me i thanë secila nga ne. E di që është vështirë me dal në publik e me i fol këto gjana, por ama duke mos fol kemi arritur në këtë pikë”, shkruan deputetja Hoxha.

Postimi i saj i plotë:

https://www.facebook.com/eliza.hoxha.351/posts/10163523230699056?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]