Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dërgohet në burg deputeti i Kuvendit të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi, i cili është i dënuar me vendim të formës së prerë për veprën penale mashtrim me subvencione, është duke vuajtur dënimin në burgun e Lipjanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

“Deputeti Etem Arifi është duke e mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese të Lipjani”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, Arifi ishte paraqitur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, më 29 shtator, pasi Gjykata Kushtetuese i kishte refuzuar ankesën në të cilën kishte kërkuar që të mos vuante dënimin./Express

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]