Elvis Hoxha, anëtari i devotshëm i Lëvizjes Vetëvendosje (ndoshta ka ndonjë pozitë drejtuese, kushedi), ka sulmuar presidentin amerikan Donald Trump – por kësaj here me të drejtë.
Hoxha ka kritikuar z.Trump për ngucjen e njerëzve që bartnin maska – ndërsa u sëmur vetë me koronavirus.
Sidoqoftë, ai nuk është ndalur te presidenti Trump – që u konfirmua pozitiv të premten – por ka sulmuar edhe votuesit e Partisë Republikane, shkruan Periskopi.
“Me Trumpin pra, republikanët janë kthyer në përkrahës të mashtrimit. Një kandidat mashtrues dhe i papërgjegjshëm i kthen tërë votuesit e tij në mashtrues e të papërgjegjshëm.” – shkruan Hoxha.
Elvis Hoxha më parë kishte fyer edhe votuesit e partive kosovare, LDK e PDK, duke i quajtur të inkriminuar.
Hoxha kishte qenë këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti.
Statusi i plotë:
Trump quhet ai njeri që është gati ta ndajë botën më dysh: në ata që mbajnë maskë dhe ata që nuk mbajnë.
Kur të dalë nga spitali do të thotë se mbajtja e maskës është shumë e rëndësishme dhe se Covidi ekziston. Përkrahësit e tij do të thonë se Trumpi i shpëtoi vdekjes sepse është Mesia. Por ata do të thonë edhe se Covidi nuk ekziston, por se presidenti i tyre i zemrës e thotë që t’iu marrë votat demokratëve. Me Trumpin pra, republikanët janë kthyer në përkrahës të mashtrimit. Një kandidat mashtrues dhe i papërgjegjshëm i kthen tërë votuesit e tij në mashtrues e të papërgjegjshëm.