India ka marrë masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Pak kohë më parë u bë publike një video ku policia indiane dhunonte personat që nuk kishin zbatuar karantinimin dhe kishin dalë në rrugë. Ndërsa tani qeveria ka marrë një tjetër vendim.
Në Karnataka të Indisë është bërë e detyrueshme që qytetarët e vetëkarantinuar të dërgojnë një selfie çdo orë nga shtëpia e tyre.
Ata që refuzojnë ta plotësojnë këtë masë dërgohen në karantina masive, ku sipas mediave nuk janë të mira.
Strategjinë me fotot selfie e ka përdorur edhe Singapori.
Koreja e Jugut gjithashtu po e përdor për të huajt që futen në vend. Ky shtet e vendos me detyrim: Dërgoni selfie nga shtëpia çdo orë, kush gënjen do të…
Në Indi janë regjistruar 1251 raste me koronavirus dhe kanë humbur jetën 32 persona.