Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se katër pacientë janë shëruar nga koronavirusi në vend.
Njoftimi i tij:
Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.
Faleminderit stafit të mrekullueshëm në Klinikën Infektive, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të gjithë infermierëve dhe mjekëve anëemabanë Kosovës për punën e jashtëzakonshme.
T’i ndihmojmë edhe ne në këtë betejë
Qëndroni në shtëpi
Ndiqni rekomandimet e MSH dhe IKSHP
Bashkë do t’ia dalim
Ju faleminderit për bashkëpunimin!ë