Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po dëshmojnë se dashuria e tyre është më e fortë se çdo zë apo spekulim.
Çifti i njohur, që prej daljes nga Big Brother VIP, po jeton një jetë familjare të qetë dhe të mbushur me dashuri.
Të dy janë parë së fundmi në disa dalje publike, ku s’kanë munguar përqafimet, buzëqeshjet dhe momentet e ëmbla mes tyre, shkruan “Kosovarja”.
Pavarësisht thashethemeve që qarkullojnë në rrjet, Luizi dhe Kiara vazhdojnë të jenë të bashkuar, duke e shijuar martesën dhe duke e rritur me përkushtim vajzën e tyre të vogël.
Dashuria mes tyre, siç duket, është më e fortë se kurrë.