Keni provuar epilim me lazer dhe nuk jeni të kënaqur me rezultatin? Keni perjetuar djegie dhe parehati gjatë epilimit me lazer?
Jeni lodhur nga seancat e shumta dhe të shtrira në kohë pa pasur rezultatin e deshiruar? Epo, zgjidhja është Dermals Terminator. Ky është momenti që ti jepni fund lodhjes dhe seancave të panumërta e pa rezultatet e dëshiruara. Falë zhvillimeve teknologjike eleminimi i qimeve të padeshiruara nuk është më problem. Epilimi me Dermals Terminator është metoda më e suksesshme e eleminimit të përhershëm të qimeve, sepse laseri është inteligjent ku sipas tipit të lekures pas analizimit vepron në gjatesi valore 755nm (alexandrite) 810nm (Gold standard) 1064Nm (YAG) të cilat gjatësi mundësojnë eleminimin e përhershëm të qimeve të fazës anagen në të gjithë trupin në të gjitha llojet e lëkurës.
Dermals Terminator realizon eplimin e plotë të trupit për kohën më të shkurtër, vetëm 40 minuta. Një gjë shumë me rendesi që e dallon Dermals Terminator, është dizajni special e po ashtu edhe koka speciale për epilim të hundës dhe veshëve me precizitet maksimal dhe rezultate fantastike.
Me sa senaca arrihet rezultati?
Gjithmonë janë të nevojshme disa seanca në varësi të qimeve dhe lëkurës. Karakteristike e Dermals Terminator eshte se ne 87% te rasteve nevoiten vetem 5 seanca qe te arrihet heqja e qimeve plotesisht. Pas trajtimit të seancës së parë, qimja që ishte në fazë rritje gjatë trajtimit, del dhe bie rreth 3-20 ditë gjithmonë në varësi të zonës së epiluar duke ridalë më të holla e të zbehta.
Në cilat raste qimet nuk bien apo ridalin shumë shpejt?
Në rastin kur procedura është kryer siç duhet dhe janë respektuar intervalet midis seancave, faktorët më të shpeshtë të mossuksesit lidhen me çrregullimet hormonale (vezore polikistike, testosteron mbi normë, hirsuitizëm, menopauzë etj) Në disa pacientë me çrregullime hormonale lazeri mund të stimulojë ridaljen e qimeve të trajtuara ose eliminon qimet e trajtuara, por dalin të reja shumë shpejt. Ndaj kjo situatë duhet diskutuar në konsultën paraprake, për t’i dhënë zgjidhjen më të mire, në bashkëpunim me mjekun gjinekolog ose endokrinolog.
Në cilat raste trajtimi me lazer nuk duhet të kryhet?
Lazeri nuk duhet të kryhet gjatë periudhës së shtatzanisë mundësisht dhe gjatë gjidhënies. Po ashtu ai nuk duhet të kryhet mbi lëkurë të dëmtuar, të infektuar apo që paraqet sëmundje akute të saj. Ndërkohë që shërben si zgjidhje afatgjatë e sëmundjeve të tilla si infeksioni i rrënjës të qimeve kur mjeku dermatolog e konsideron të nevojshëm. Ai mund të kryhet në të gjitha zonat e trupit me qime përfshi sqetullat e zonën intime, pa i rrezikuar ato për sëmundje të brendshme apo ulur probabilitetin për shtatzëni.
Arsye të forta pse duhet të zgjidhni Dermals Terminator?
-5 here më efikas se lazerat e tjerëz rezultate të garantuara dhe të dukshme që pas seances së parë.
-30% më ftohtë, me kokën e akullt,e cila realisht bënë që ju të mos ndjeni absolutisht asgjë. Super komod!
-Më i shpejtë në rezultat, me seancat çdo 3 javë dhe me vetëm 5 seanca, ju i jepni fund qimeve të padëshiruara.
-Për çdo tipologji qimeje dhe çdo tipologji ngjyre lëkure, i rekomanduar dhe gjatë verës, në lëkurë të nxirë.
-I vetmi me 6 koka të profesionale (ø5.6mm, 12x12mm, 12x12mm speciale, 12x20mm, 12x28mm, 12x36mm), për çdo zonë të trupit.
-I sigurt dhe pa efekte anësore.
-Podhim dhe kualitet angleze dhe brenda rregullave të CE.
A duhet përgatitje paraprake?
Në mënyrë që epilimi të jetë shumë më efikas, rekomandohet që klienti zonën që do ta trajtoj me laser së paku 24 orë dhe maksimumi 48 orë para trajtimit të bëjë heqjen e qimeve me brisk. Për zona të tilla si fytyra, parakrahët apo pjesë të tjera me qime të zbehta e jo shumë të dendura, preferohet shkurtimi dhe jo brisku. Klienti në ditën e trajtimit nuk duhet ta trajtoj lëkurën me asnjë lloj kremi.
Momenti i rekomanduar për fillimin e epilimit me lazer tek femrat është të paktën dy vjet pas fillimit të periudhës së pare menstruale. Tek meshkujt nuk ka ndonjë dallim përsa i përket fillimit të trajtimit, megjithatë, rekomandohet që të fillohet pas moshës 18 vjeçare. I vetmi dallim tek meshujt, është fakti që trajtimi duhet të përsëritet disa herë më tepër në krahasim me popullatën femërore, kjo për shkak të ndikimit të hormoneve mashkullore mbi rritjen e qimeve.
0 efekte anësore
– Dermals Terminator si prodhim anglez, nën patronatin e Asociationit Mbeteror të Mjeksisë Estetike – Angli, garanton qe nuk ka asnjë efekt anesorë në klient.
Ku mund ta përfitoninkëtë shërbim fanstatik? Ja ku është lista e klinikave që gjendet Dermals Terminator:
-Miliona Aesthetic, Prishtinë
-Madam Aesthetic, Prishtinë
-Novus Aesthetic, Tiranë
-Best in Clinic,Tiranë
-LediSmile Estetike, Tiranë
-Elona Clinic, Sukth, Durrës
-Bega’s, Tiranë, etj.
Disa klinika si Miliona Aesthetic në Prishtinë, LediSmile dhe Best in Clinic ne Tirane, kanë nga dy laser Terminator, në mënyrë që të përballonnë fluksin e klienteve, gjë e cila flet vet për performacen e laserit Dermals Terminator.