fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Dermatologët tregojnë për gabimet që duhet evituar gjatë larjes së fytyrës

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Jeni duke e pastruar fytyrën me sapun, ujë të nxehtë apo po përdorni peshqir? Epo, sipas disa dermatologëve mund të jeni duke e pastruar fytyrën në mënyrë të gabuar.

Larja me ujë tepër të nxehtë dhe përdorimi i shumë pecetave njëpërdorimshme janë disa nga gabimet që njerëzit bëjnë kur e lajnë fytyrën.

Këto teknika mund të shkatërrojnë barrierën natyrale të lëkurës suaj, e ta thajnë atë dhe të bllokojnë poret e juaja, raporton “Daily Mail”.

Mbingarkesa me produkte

Nga maskat e ndryshme fytyrës e deri te hidratimi i saj me vazelinë, rrjetet sociale janë të mbushura me këshilla për mirëmbajtje të lëkurës.

Por, ndjekja e këtyre tendencave mund të mos jetë mënyra më e mirë për të mbajtur një shkëlqim të shëndetshëm.

Dermatologët paralajmërojnë se të përdorësh tepër kimikate, mund ta zhveshë lëkurën nga vajrat e saj natyrale, duke e lënduar dhe tharë atë.

Vetëm se ndonjë i famshëm ka rekomanduar ndonjë produkt, nuk do të thotë se është i duhuri për lëkurën tënde.

Dermatologia Penelope Pratsou, nga British Skin Foundation, ka thënën: “Gabimi më i zakonshëm që bëjnë njerëzit me rutinat e tyre të kujdesit të lëkurës është se priren t’i ndërlikojnë ato. Njerëzve u pëlqen të ndjekin tendencat më të fundit të kujdesit të lëkurës, siç rekomandohen në rrjete sociale. Kjo shpesh mund të rezultojë në regjime komplekse, e që mund të mos jenë të përshtatshme për lëkurën tuaj. Kjo më pas çon në acarim të lëkurës”.

Nuk ka një “masë përshtatet për të gjithë” kur bëhet fjala për kujdesin e lëkurës. Pratsou thotë se rutina duhet të jetë unike dhe e përshtatshme për llojin e lëkurës së njeriut.

Doktoresha Salome Dharamshi, thotë se gjërat e thjeshta janë më të mira.

“Lajeni fytyrën në mëngjes, aplikoni krem hidratues. Në mbrëmje para se të shkoni në shtrat lani fytyrën dy herë, hiqni grimin dhe më pas lajeni sërish lehtësisht për t’u siguruar se lëkura e juaj është e pastër dhe pastaj aplikoni hidratues”, ka thënë Dharamshi.

Ekspertët u bëjnë thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg nga sapunët dhe të përdorin pastrues tjerë të butë. Kjo pasi sapunët në formë të ngurtë mund të jenë gërryes e të thajnë lëkurën.

Ndaloni pastrimin e tepërt

Një gabim tjetër i zakonshëm është pastrimi i tepërt i lëkurës. Ndonëse pastrimi do të largojë qelizat e vdekura të lëkurës, vajrat dhe gjërat tjera që ndihmojnë lëkurën të duket e përsosur, po ashtu do të largojë edhe qelizat e shëndetshme nga lëkura, thonë ekspertët.

Kjo mund të çojë në acarim, në të njëjtën regjim si ndjekja e një regjimi tepër të komplikuar.

“Unë nuk jam adhuruese e eksfolimit fizik të fytyrës sepse shpesh mund të jetë tepër e rëndë për lëkurën dhe të shkaktojë acarim, thatësi apo puçrra”, tha dermatologia Pratsou.

Në vend të kësaj, ajo rekomandon përdorimin e një eksofiluesi kimik, si acid glikolik apo retinol, pasi këto funksionojnë me rreth 10 minuta eksofilim të butë, dhe japin rezultate të dukshme për dy javë.

Pratsou thotë se përdorimi i pëlhurave të fytyrës me mikrofibra mund të jetë më e butë për lëkurën.

Por, dermatologia Kajal Babamiri, thotë se duhet hequr leckat për pastrim të fytyrës e të përdoren thjeshtë duart,

“Përdorni patjetër duart për të larë fytyrën. Një leckë mund të jetë shumë gërryese, ju po hiqni shumë lëkurë. Ajo që dëshironi është të hiqni lëkurën e vdekur, por të mos jeni shumë agresiv që të dëmtoni tërësisht lëkurën”, ka thënë Babamiri.

Sa herë duhet larë fytyra?

Larja e fytyrës dy herë në ditë është optimale, thonë dermatologët.

Të mbash në vetëm larje të fytyrës gjatë mëngjesit e mbrëmjes do të ndihmojë që të largohet papastërtia dhe yndyra.

Por, nëse filloni të përpiqeni ta pastroni më shumë se kaq, atëherë mund të përfundoni me lëkurë të thatë, të irrituar dhe me shenja.

Dermatologia Dharamshi, shpjegon se larja e tepërt jo vetëm që shkakton thatësi, por edhe puçrra.

“Larja e tepërt e fytyrës mund të rrit prodhimin e sebumit, që është një nga arsyet e akneve. Gjithashtu mund të dëmtojë barrierën e lëkurës, e të shkaktojë skuqje dhe dehidratim të lëkurës”, tha ajo.

Dematologia Pratsou ka paralajmëruar edhe ata që janë të prirë ndaj ekzemave. Ajo ka thënë se uji mund të jetë një irritues që shkakton këto shpërthime.

Uji i nxehtë

Nëse jeni duke përdorur ujë të nxehtë, ndoshta është mirë ta shqyrtoni uljen e temperaturës.

Të kesh ujë shumë të nxehtë apo edhe shumë të ftohtë, mund të thajë lëkurën, e cila nga ana tjetër shkakton edhe prodhim të tepërt të sebumit. Si rezultat do të keni lëkurë tepër të yndyrshme dhe me shenja.

Dermatologia Salome Dharamshi tha: “Uji duhet të jetë i ngrohtë, shumë shpesh njerëzit përdorin ujë shumë të nxehtë apo të ftohtë. Nëse uji është shumë i nxehtë, mund të dëmtojë lëkurën, të shkaktojë skuqje e tharje të lëkurës. Po ashtu dëmton barrierën e lëkurës”.

Uji i vakët është ekuilibri i duhur për larjen e fytyrës, sipas ekspertëve.

Ndonëse disa njerëz përdorin ujë të nxehtë për të hapur poret e të ftohtë për të mbyllur poret, dermatologia Dharamshi thotë se nuk funksionon kjo.

Ajo thotë se është e pamundur teknikisht hapja e poreve.

Largoni pecetat

Pecetat për fytyrën mund të jenë të dobishme, pasi mund të pastroni fytyrën për pak sekonda.

Por, ekspertët e lëkurës nuk janë adhurues të pecetave.

Pecetat njëpërdorimshme për fytyrën mund të jenë të mira për heqjen e grimit, por nuk janë të dizajnuara për të larë fytyrën tuaj çdo ditë.

Dermatologia Kajal Babamiri thotë: “Pecetat e fytyrës janë të mira për heqjen e grimit, por nuk duhet të përdoren si pastrues e jo për larjen e fytyrës”.

Në fakt, nëse nuk keni me çfarë të pastroni fytyrën atë ditë, më mirë përdorni vetëm ujë të thjeshtë, thonë dermatologët.

Dermatologët thonë se pecetat nuk janë efikase në fshirjen e gjithë papastërtisë dhe këto me kalimin e kohës bllokojnë poret, e shkaktojnë shpërthime dhe acarim nga produkti i mbetur në lëkurë.


Etiketa: Larja e fytyres

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Si të bëni dallimin mes urisë së vërtetë dhe asaj emocionale

4 orë më parë
Per Jete

Pse nuk duhet t’i krahasojmë kurrë fëmijët tanë me njëri-tjetrin apo me shokët e tyre

6 orë më parë
Per Jete

Mjeku kosovar tregon tri dobitë shëndetësore që i ndodhin trupit të njeriut gjatë agjërimit

6 orë më parë
Per Jete

Nga seksi te larja e dhëmbëve, çfarë duhet të dini për agjërimin gjatë Ramazanit

8 orë më parë
Per Jete

Ja si të filloni ditën në mënyrë ideale

16 orë më parë
Per Jete

Pse kafeja është stimuluese

16 orë më parë
Postimi tjetër

Parashikimi i motit për sot

10 këshilla për ta nisur një ditë mbarë

Vuçiq thotë se ka biseduar me Blinkenin për dialogun me Kosovën

TË FUNDIT

Fituesi i Big Brother Kanada: Kiara nuk e meriton të jetë në BBV

13 minuta më parë

Fituesi i ‘BB’ në Kanada, Kevin Jacobs i cili u bë i njohur në Shqipëri nga strategjia e tij që...

Mark Zuckerberg, baba për herë të tretë!

33 minuta më parë

Dr. Priscilla Chan, bashkëshortja e Mark Zuckerberg, sapo ka lindur fëmijën e tretë, një vajzë të shëndetshme, të quajtur Aurelia...

Morena shfaqë trupin dhe gjitha tatuazhet në Dubai

42 minuta më parë

Morena Taraku ditët e fundit ka filluar pushimet në Dubai. Ajo publikon dy fotografi mjaftë provokuese duke shfaqur edhe tatuazhet...

Ahmeti: Shyqyr që nuk u thirr ezani se e kishin pauzu cakrrimin e gotave

50 minuta më parë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka qëndruar për vizitë në Gllogjan ku edhe ka shfrytëzuar rastin për të cakërruar...

Vajzat që u përkasin këtyre shenjave nuk harrohen lehtë

52 minuta më parë

Çdokush ka një person që ka lënë shenjë në jetën e tij, qoftë pozitivisht, qoftë negativisht. Fakti është se do...

Këto janë tri shqiptaret në “Germany’s Next Top Model”

1 orë më parë

Përpos modeles shqiptare, Elsa Latifaj, në “Germany’s Next Top Model” po marrin pjesë edhe dy vazja të talentuara me origjinë...

MË TË LEXUARAT

Këto medikamente shtojnë rrezikun e kancerit të gjirit

Donaldi përsëri në Big Brother Vip Albania?

Ndërtimi i banesave për çiftet e reja kosovare, fillon këtë vit

Ja si të filloni ditën në mënyrë ideale

Ky është plani hakmarrës i Oltës ndaj Luizit

Xhuli nuk e fitoi “BBVK”, reagon Arbenita Ismajli

Xhuli “godet” Stresin: Kush ka nevojë për pare le t’i merr, unë s’kam nevojë

Është bota e meshkujve: Arta Bajrami e zhgënjyer që Xhuli nuk doli fituese e BBVK

Vëllai i Kiarës ka një koment për “burrin” e motrës

Kuvajti kërkon ekstradimin e tij, burrit të Arta Bajramit i zëvendësohet masa e paraburgimit

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist