fbpx

Që të qëndrojnë lulet të freskëta për ditë të tëra, ju nevojitet vetëm pak nga ky produkt

nga Revista Kosovarja

Nëse ndokush ju ka gëzuar me një buqetë tepër të bukur, ose lulet i ke mbledhur në kopshtin tënd, me siguri dëshironi që lulet tuaja të zgjasim sa më shumë.

Pyesni si t’i mbani, domethënë t’ia vazhdoni freskinë luleve të prera.
Kjo vërtet është e thjeshtë, nëse u përmbaheni këtyre udhëzimeve.

Para se t’i vendosni në një enë, hidhni ujë i cili nuk është i hedhur drejtpërdrejt nga ujësjellësi, pastaj rregulloni kërcejtë që të qëndrojnë në diagonale në mënyrë që të rritet sipërfaqja të cilën e zë uji. Mos i mbani lulet afër dritës së fortë apo në errësirë, kërkoni një mesatare.

Veç kësaj, është shumë me rëndësi që çdo ditë t’ia zëvendësoni ujin e freskët në të cilin shtoni një lugë të vogël sheqer i cili luleve u mundëson jetëgjatësinë.


Nga lulja patjetër hiqni fletët e poshtme për të penguar kalbjen. Para se të vendosni në vazo lulet, prisni që uji të marrë temperaturën e dhomës

Është me rëndësi që vazoja të jetë e madhësisë së përshtatshme – në gjerësi dhe lartësi, në mënyrë që lulet të vendosen rehat në të dhe të marrin mjaftueshëm ujë, ajër dhe dritë.


Bëni vetë konservuesin tuaj për t’i mbajtur lulet e prera të freskëta më gjatë

Në një litër ujë të ngrohtë shpërndani 3 lugë sheqer dhe 2 lugë uthull të bardhë. Kur t’i vendosni lulet në vazo, sigurohuni që kërcelli i luleve të jetë i zhytur në ujë 7-10 cm.

Sheqeri ushqen bimët, ndërsa uthulla pengon rritjen e baktereve. Do të habiteni se sa kohë mund të qëndrojë i freskët një buqetë me lule.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]