fbpx

Dëshmia horror e 30-vjeçarit që vrau të fejuarën shtatzënë në Itali: E godita në qafë që të mos vuante

nga Revista Kosovarja

Detaje të rënda dalin në dritë për vrasjen e Giulia Tramontano-s, 29-vjeçares e cila ishte në muajin e 7 të shtatzënisë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Milano të Italisë, por u zbulua vetëm një ditë më parë . Giulia u vra nga i fejuari i saj, 30-vjeçari Alessandro Impagnatiello, pasi e reja kishte zbuluar se ai e tradhtonte.

Alessandro, barist në një prej lokalet më në zë të Milanos e pranoi krimin dhe tregoi edhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, 30-vjeçari e vrau partneren e tij mbrëmjen e së shtunës, në shtëpinë ku jetonin në Senago. E goditi atë me thikë dhe më pas inskenoi zhdukjen që e denoncoi një ditë më pas.

Natën mes të mërkurës dhe të enjtes, gënjeshtrat e tij morën fund dhe pranoi krimin makabër. Pikërisht në atë kohë, u shuan dhe shpresat për gjetjen gjallë të Giulias, trupi i së cilës u gjet në një ndërtesë të braktisur. Për ditë me radhë autoritetet kërkonin për të renë, që u zhduk nga faqja e dheut, një ngjarje që mbajti nën ankth jo vetëm familjarët e saj, por edhe mbarë opinionin publik në Itali.

Në rrëfimin e tij, Alessandro tha se kishte tentuar disa herë ta digjte trupin e Giulia-s, pasi e kishte mbajtur fillimisht në garazh e më pas në valixhe, për 3 ditë radhazi. Valixhen e braktisi më pas në rrethinat e Senago, aty ku u gjet pas rrëfimit të tij.

Të gjithë krimin e kreu i vetëm, por para hetuesve nuk pranoi se këtë e kishte bërë me paramendim.

Megjithatë për hetuesit kjo nuk është e vërtetë. Në mesin e elementëve që ata besojnë se vrasjen e ka kryer me paramendim janë edhe kërkimet që ka bërë në internet, rreth orës 19:00 të së shtunës për djegie.

Ai po ashtu mësohet se ka pretenduar para hetuesve se gjatë sherrit me 29-vjeçaren, kur kjo e fundit ishte rikthyer në shtëpi pasi kishte zbuluar tradhtinë e tij me një vajzë që po ashtu kishte mbetur shtatzënë, por e kishte abortuar fëmijën, Giulia kishte tentuar të vetëvritej. “E vrava që të mos vuante”, mësohet të jetë shprehur ai.

“Teksa vinte drejt meje me thikën që po përdorte për të prerë domatet, nisi të priste veten në krahë, më thoshte që nuk donte më të jetonte. Kishte bërë disa prerje në qafë dhe kur iu afrova, në mënyrë që të mos vuante i bëra tre ose katër goditje të tjera në afërsi të qafës që të mos vuante. Thika ra në tokë, përpara divanit. Ajo ra përtokë dhe unë i thoja se gjithçka kishte mbaruar dhe se duhet të pushonte”, mësohet të ketë thënë para hetuesve italianë 30-vjeçari./tvklan.al

 


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]