fbpx

Dështimi i 19-të për konstituim të Kuvendit, Rohde: Është rekord i keq botëror

nga Revista Kosovarja

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka folur për dështimin e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai u shpreh se kjo nuk është për vendin dhe tha se mendon që është një rekord i keq botëror.

“Përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit në një vend demokratik është një veprim shumë i rëndësishëm, ne donim të ishte ashtu. Fatkeqësisht, nuk funksionoi, tash është raundi i 19-të.Kjo nuk është e mirë as për vendin e as për reputacionin e Kosovës jashtë vendit, sepse në duket mua që është rekord i keq botëror që për raund të 19-të mos zgjedhet kryetari”, u shpreh Rohde në Klan Kosova.

Theksojmë që seanca e radhës e Kuvendit mbahet të premten nga ora 11:00./Indekonline

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]