fbpx

Dështon edhe përpjekja e 23-të për ta konstituuar Kuvendin

nga Revista Kosovarja

Konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit ka dështuar edhe në tentativë e 23-të, raporton Gazeta Sinjali.

As në seancën e së enjtes nuk u arrit të formohet Komisioni për votim të fshehtë, i cili është parakusht për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Nga 111 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 55 votuan për, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim. Kësisoj, Komisioni nuk mori shumicën e nevojshme të votave.

Ky është hera e 15-të me radhë që propozimi për këtë komision dështoi të kalojë në Kuvend.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet të premten, më 31 maj, në orën 10:30.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]