fbpx

Dështon për herë të 26-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës u mblodhën edhe sot për të tentuar konstituimin e Legjislaturës së nëntë, por seanca përsëri dështoi. Këto është hera e 26-të që përpjekja dështon, pa arritur të zgjidhet as kryetarja e Kuvendit.

Para seancës së sotme, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, deklaroi se kishte kolegë që shprehën gatishmëri për të votuar kandidaturen e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Megjithatë, mungesa e përkrahjes së mjaftueshme nga grupet e tjera parlamentare bëri që votimi të mos arrihet.

Para tentimit të 26-të, Bogujevci theksoi shpresën se Gjykata Kushtetuese nuk do të vonojë vendimin për çështjet e ngritura lidhur me interpretime të ndryshme kushtetuese:

“Nëse duam të ecim përpara edhe të konstituojmë Kuvendin, deputetët duhet të votojnë si e përcakton Kushtetuta. Ne shpresojmë që s’merr shumë kohë të gjatë edhe opinioni i Kushtetueses. Por mendoj që janë të qarta rregullat me Kushtetutë dhe ligjet.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]