fbpx

Dështon sërish përpjekja e VV për votim të fshehtë – Më vonë takimet e liderëve me presidenten

nga Revista Kosovarja

As tentimi i 16 nuk ka qenë i suksesshëm për konstitumin e kuvendit.

Propozimi për votim të fshehtë ka dështuar të kaloj tutje duke mos u përkrahur nga partitë e tjera.

Në votim, 55 deputetë kanë votuar për, një kundër, abstenime nuk ka pasur.

Sot janë bërë një muaj që nga fillimi i seancës, kohë gjatë secilës janë mbajtur 16 tentime për konstitumin.

Ndryshe, më vonë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të zhvillojë takime me liderët e partive politike, pikërisht lidhur me ngërçin e krijuar në kuvend.

Seanca e radhës do të mbahet me datën 17, të shtunën nga ora 10:30.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]