fbpx

“Dessa’s Beauty Studio”– Nga fillimet e saj në Zvicër deri tek suksesi i madh në heqjen e qimeve me Diodenlaser

nga Revista Kosovarja

 

Femrat shqiptare po vazhdojnë të arrijnë suksese në fusha të ndryshme, duke thyer barriera dhe duke shënuar histori.

Gratë shqiptare në diasporë po bëhen ambasadore të kulturës, punës dhe vlerave tona në botë. Ato kanë arritur majat në biznes, shkencë, politikë, art, sport dhe shumë fusha të tjera, duke dëshmuar se talenti dhe përkushtimi nuk njohin kufij.

Në “Kosovare”, prezantojme historinë e suksesit të Dessa Mehmeti, një gruaje energjike dhe të motivuar, gjithmonë me sy nga e ardhmja dhe me një qëndrim pozitiv ndaj jetës. Ajo beson se dorëzimi nuk është opsion dhe është krenare për arritjet e saj, ndërkohë që ruan një natyrë të ngrohtë dhe miqësore.

Dessa, në fillim të vitit 2024 realizoj ëndrrën e saj, duke hapur “Dessa’s Beauty Studio”, në Horgen-Zürich. Brenda një viti, kjo studio ka fituar besimin e një numri tejet të madh të klientëve të kënaqur, duke ofruar shërbime profesionale dhe të personalizuara në fushën e estetikës dhe heqjes së qimeve me Diodenlaser .

“Kam vënë re se shumë gra përballen me problemin e qimeve dhe dua të ofroj një shërbim efikas dhe të avancuar për heqjen e qimeve, duke përdorur teknologjinë e Diodenlaser . Ajo që më dallon është angazhimi im për t’i ofruar çdo klienti një trajtim të kujdesshëm dhe të personalizuar. Po ashtu, jam shumë e fokusuar në sigurinë dhe mirëqenien e klientëve, duke siguruar që çdo trajtim të jetë pa dhimbje dhe i sigurt.”

Por, kush është Dessa Mehmeti?

“Në vitin 2019, vendosa të lë Kosovën për të ndërtuar një të ardhme të re në Zvicër. Brenda një viti, arrita të mësoj gjuhën gjermane deri në nivelin B1, duke u integruar me sukses në komunitetin e ri.
Viti 2021 ishte veçanërisht i rëndësishëm për mua. U bëra nënë e një djali të mrekullueshëm dhe fillova studimet në fushën e kozmetikës. Pas përfundimit të shkollimit në kozmetikë në vitin 2022, vendosa të specializohem në trajtimet me laser, duke marrë çertifikimin e njohur dhe të kërkuar nga shteti zviceran në vitin 2023.
Në fillim të vitit 2024, realizova ëndrrën time duke hapur “Dessa’s Beauty Studio Horgen Zürich” .

Dessa, tregon se ky rrugëtim ka qenë i mbushur me përpjekje, sfida dhe suksese, dhe është një dëshmi e pasionit të pa rreshtur për kozmetikën dhe ofrimin e shërbimeve që përmirësojnë ndjeshëm jetën e njerëzve, duke shtuar se është e përkushtuar që të vazhdoj të rritet si profesioniste dhe biznes dhe të ofroj shërbime të nivelit të lartë, gjithmonë duke u bazuar në besimin që klientët kanë ndaj saj.

 

Të shtojmë se Dessa Mehmeti nuk është vetëm eksperte në laser – ajo është një profesioniste e plotë në fushën e estetikës dhe bukurisë, e cila ofron shërbime të ndryshme të personalizuara, nga trajtimet e fytyrës deri tek këshillat për kujdesin e lëkurës, gjithmonë me një fokus të veçantë për sigurinë dhe mirëqenien e klientëve të saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]