fbpx

Destani : Dita e sakrificave shekullore për liri e pavarësi, e unitetit tonë kombëtar

nga Revista Kosovarja

Në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Duseldorf të Gjermanisë, është shënuar 26-vjetori i çlirimit të Kosovës.

Në këtë ceremoni ne mesin e shumë personaliteteve vendore e ndërkombëtare, ka marrë pjesë edhe biznesmeni i njohur shqiptar, Lazim Destani, i cili ka mbajtur një fjalim edhe si përfaqësues i Këshillit Koordinues të Diasporës.

Destani tha se Dita e Çlirimit, përfaqëson përpjekjet e sakrificat shekullore për liri e pavarësi, dëshmorët e lirisë, si dhe dinjitetin e unitetin tonë kombëtar.

 

“Në këtë ngjarje të bukur e të denjë, së bashku me përfaqësues të institucioneve, intelektualëve dhe figurave publike nga Kosova e Gjermania, miq të Kosovës e bashkatdhetarë nga Gjermania, u mblodhëm për të reflektuar e nderuar vlerat e larta që përfaqëson kjo ditë: përpjekjet e sakrificat shekullore për liri e pavarësi, dëshmorët e lirisë, si dhe dinjitetin e unitetin tonë kombëtar”, ka shkruar Destani.

Ai tutje, në emër të Këshillit Koordinues të Diasporës, përshendeti të pranishmit me një fjalë rasti, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës sonë historike dhe rolin e diasporës në forcimin e lidhjeve tona me atdheun.

“Lavdi të rënëve për lirinë e atdheut!”, u shpreh Destani.

Po ashtu, aktivitetet me rastin e kësaj dite kaq të veçantë, Desanti i ka vazhduar në punimet e Forumit Ekonomik Kosovë – Nordrhein-Westfalen (NRË), organizuar nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.

“Këtu ishin të pranishëm afaristë të shumtë nga Kosova e nga diaspora shqiptare në Gjermani. Forumet e këtilla nuk janë vetëm platforma bashkëpunimi ekonomik – ato janë dëshmi e gjallë se diaspora është një faktor kyç, me ide dhe kapacitete investuese, për zhvillimin ekonomik dhe përparimin e Kosovës”

“U diskutua për mundësi konkrete bashkëpunimi, sfida të përbashkëta dhe hapat e mëtejshëm për krijimin e një rrjeti funksional ekonomik, të fuqishëm e të qëndrueshëm, që lidh Kosovën me diasporën. Me vizion e bashkëpunim, arrijmë çdo synim!”, tha Destani.

Ai në fund falënderoj Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Düsseldorf për organizimin dhe mikpritjen. Po ashtu, edhe Unionin e Bizneseve Shqiptare në Gjermani, që siç tha, me përkushtim të madh po punon për forcimin e këtij partneriteti mes Republikës së Kosovës dhe komunitetit të bizneseve tona në mërgatë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]