fbpx

Detaje nga dasma shumë private e Ariana Grande-s

nga Revista Kosovarja

Të shtunën e 22 majit, Ariana Grande u martua me agjentin e pasurive të patundshme, Dalton Gomez. Dasma shumë private u bë në Montecito, California.

Fotot e dasmës të publikuara më vonë, tregojnë se fustani i këngëtares ishte i Vera Wang.

Dizajni i punuar enkas për të: fustan “zambaku”, mëndafsh dhe me një dekolte që i jep veshjes detajin që i duhet. Vathët prej diamanti nga Lorraine Schwartz ishin përzgjedhur që të kombinoheshin fiks me unazën e fejesës së nuses.


Flokët e lëmuar kapur gjysmë-lart dhe kaçurrelat e buta ishin punë e Josh Liu, dhe makeup-i fare minimalist ishte nga Ash K. Holm.


Ceremonia ishte shumë private, me më pak se 20 miq të ngushtë dhe familjarë.


Dalton veshi një kostum Tom Ford:

Çifti, i cili filloi lidhjen në janarin e vitit 2020 dhe u fejua dhjetorin vijues, e dinte shumë herët se dasmën do ta zhvillonin në shtëpi. Dekori dukej po aq minimalist sa vetë dasma, por gjithsesi përrallor:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]