fbpx

Detaje nga Policia për gjuajtjen me armë pranë selisë qendrore të PDK-së

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka konfirmuar një incident të ndodhur sonte pranë selisë qendrore të PDK-së.

Selia qendrore e Partisë Demokratike të Kosovës është rrethuar sonte nga policia.

Disa persona kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e saj.

“Informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar”, u shpreh ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]