fbpx

Detaje nga tragjedia në Prishtinë: I riu që dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij ende në arrati

nga Revista Kosovarja

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur sonte kryeqytetin, ku i riu, Edon Bujupi, dyshohet se privoi nga jeta vjehrrin e tij 52-vjeçar, Ali Kosova.

Sinjali mëson se Bujupi menjëherë pas kryerjes së veprës është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është kapur nga Policia.

Konfliktin mes palëve që përfundoi tragjikisht, e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit, të cilët kanë pohuar se Bujupi ka goditur me thikë 52-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë fatale për jetën.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]