fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Detaje se si një 30 vjeçar u rrah brutalisht nga polici dhe humbi punën si rojtar pasi mungoi nga dhimbjet

nga Kosovarja
3 muaj më parë
në Kronike
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Mesditën e 20 shtatorit të vitit të kaluar, një qytetar u rrah brutalisht nga polici V.M, i cili e kishte ndaluar për mosvendosje të maskës. Si pasojë ai kishte pësuar lëndime në kraharor, gjoks dhe në dorë.

P.Sh po shëtiste në Parkun tek pishat e Sllatinës mesditën e 20 shtatorit, kur u ndalua nga dy policë, një burrë dhe një grua, V.M dhe M.H, të cilët ishin më miqësor në legjitimimin e parë krahasuar me ato që ndodhën pak minuta më vonë.

Polici V.M e kishte ndaluar P.Sh dhe shoqëruesin e tij A.K për arsyes se nuk kishin maskë. Pasi ishin arsyetuar se i kanë harruar, që të dy u lanë të ecin lirshëm. Pak minuta më vonë, të njëjtët policë iu kthyen sërish të rinjve. Pyetja ishte e njëjtë. Po ashtu edhe arsyetimi. Mirëpo, jo edhe fundi.

Nga disa metra më larg, një polic civil kishte thënë diçka dhe i ishte afruar dy të rinjve që po legjitimoheshin nga dy policët me uniformë.

“Pse nuk po e ngjet maskën, a nuk po e ngon policin a?”, i ishte drejtuar civili 30 vjeçarit P.Sh. Arsyetimi kishte qenë i njëjtë, ndërkohë që civili i kishte kapur dorën. P.Sh thotë se iu arsyetua se nuk e kundërshtoi policin dhe kishte potencuar se e kishte harruar maskën.

Me gjithë arsyetimin, civili i kishte kapur dhe dredhuar dorën. P.Sh thotë se i kërkoi ta lëshonte pasi kishte dhimbje. Kjo kërkesë duket se ka bërë nervoz civilin i cili i urdhëroi policët ta dërgojnë në stacion. Me të shkuar tek vetura, P.Sh rrëfen se ka marrë goditjet e para.

“Më ka përplas për kerrit, më ka godit me boks në bark edhe civili më ka godit me shuplakë edhe është largu”, rrëfen 30 vjeçari për Reporterin.

Polici V.M e mori në veturë dhe i qëndroi nga ana e djathë e P.Sh. Siç rrëfen ky i fundit, gjatë ecjes drejt stacionit me veturë u godit në bri, kraharor e gjoks. Shenjat i tregon përmes fotografive që i ka bërë atë ditë. Goditjet ai i përshkruan të forta dhe shprehet i habitur kur e kujton se të gjitha vinin pasi thjesht kishte harruar maskën.

Goditjet ishin aq të shpeshta, sa P.Sh thotë se iu kërkoi policve që ta vrisnin nëse, siç thotë ai, “kanë vendosur ta mbysin”, ta nxirrnin revolen dhe të gjuanin mbi të. Burri nga Sllatina kujton një moment që, sipas tij, ishte i rëndë. “A po don me ta bo edhe nji krug?”, thotë t’i ketë thënë polici V.M, duke nënkuptuar qëndrim më të gjatë në veturë që, sipas viktimës, nënkupton më shumë grushta.

P.Sh thotë se kanë arritur në Stacionin Policor në Fushë Kosovë dhe aty kishin qëndruar disa zyrtarë policorë. V.M thotë se e goditi sërish, duke e përplasur për një komodine të hekurt.

Ndërkohë, e rrahura kishte përfunduar. Viktima thotë se e mori edhe një kërcënim për mos ta hapur gojën. Polici V.M thotë se i kërkoi të mos e raportonte rastin në Inspektorat e as ta publikojë në media pasi, siç thotë P.Sh, “do t’ia bënte më zi”.

30 vjeçari thotë se nga goditjet mori plagë të forta, që vështirësuan frymëmarrjen dhe i shkaktuan dhimbje të mëdha e të vazhdueshme për dy javë, gjë që ia pamundësojë të dilte në punën që e bënte deri një ditë më herët, si roje në një kompani private. Mungesa për 2 javë për shkak se ngeli i shtrirë, e la pa vend të punës. E lëndimet që P. i tregon përmes fotografive dhe thotë se u shkaktuan nga rrahja e policit, i ka konfirmuar edhe mjeku. Ai është kontrolluar në spital dhe ka marrë tretman, me ç’rast ka qëndruar i shtrirë për disa ditë në shtëpi.

E kur po bëhej gati të dhuronte përshëndetje në mbrëmjen e 30 janarit, kur P.Sh bëri zemrën gur për ta rrëfyer rrahjen brutale, potencoi se “edhe natën po tremna kur po flej, po më doket që po më kap polici prapë”.

Ndërkohë edhe disa raste të ngjashme janë publikuar në media, ku po zbulohen raste të dhunës brutale të Policisë ndaj qytetarëve, sidomos gjatë kohës së pandemisë. E gjitha kjo nisi kur në publik doli një video e para 3 vitesh, ku shihej polici Haris Kelmendi teksa rrah me shuplakë një të ri 18 vjeçar, gjë që solli edhe arrestimin e policit.


Etiketa: policia30 vjeçari

POSTIME TË NGJASHME

Kronike

Vdes nga Covid-19 i riu nga Deçani

3 orë më parë
Kronike

Humb betejën me Covid-19 punëtori i PTK-së

4 orë më parë
Kronike

Një i vdekur në Malishevë, dyshohet për vetëvrasje

7 orë më parë
Kronike

Policia jep detaje shtesë për vrasjen e 27 vjeçarit në Mitrovicë

1 ditë më parë
Kronike

Vdes zyrtari i Kuvendit të Kosovës

6 ditë më parë
Kronike

Pamje nga vendi i ngjarjes ku shpërthyen dy garanata në Prishtinë

1 javë më parë
Postimi tjetër

Doli në ballkon për të realizuar foto, artistja bie nga ndërtesa dhe humb jetën

Shqipja bën deklaratën e fortë: Andi dhe Melisa janë bashkë

“Gjonbalaj 2”: Mërgimtari premton fabrikë kondomësh të 58 milionë eurove nëse fiton Albin Kurti

TË FUNDIT

A paraqet rrezik për shëndetin agjërimi gjatë pandemisë?

25 minuta më parë

Këshilla për një sistem më të fortë imunitar kur agjëroni në Ramazan

54 minuta më parë

Me këta përbërës mund ti hiqni njollat kafe që ju bëhen në zonën intime

2 orë më parë

Pesë këshillat që duhet patjetër t’i dini kur depiloheni në zonën intime me dyll

2 orë më parë

Çka ndodh me trupin tuaj nëse flini para orës 10 të darkës

2 orë më parë

Ka ndërruar jetë në moshën 20-vjeçare finalistja e Miss Universe

3 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Zgjidh një qen dhe zbulo fakte interesante për veten

Mozzik ndan imazhin më të mirë me vajzën

Reja e Gilit nga Dubai i bën konkurrencë modeleve

Shqipëria është vendi i tretë në Evropë për konsumimin e kokainës

A do të lejohen dasmat me vendimin e ri të Qeverisë?

Loredana bën gjestin e pahijshëm mes dyqanit

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria

Meda ndan një moment të bukur me familjen

Belkizja shkëlqen me fustanin e veshur në ari

Hajnat vodhën medaljen e Agim Ramadanit, presidentja ia dorëzon familjes kopjen

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci