Fillimisht u kuptua vetëm se ishin në të njëjtin event. Videoja e shpërndarë nga festa e ditëlindjes së djalit të Olta Gixharit ndezi rrjetin, duke ngritur dyshime për një raport të mundshëm mes Sara Hoxhës dhe biznesmenit Erik Fullani.
Por tashmë kanë dalë detaje të reja që e bëjnë të pamundur të mohohet: të dy janë parë të ulur krah njëri-tjetrit gjatë festës, duke dhënë sinjalin më të qartë deri tani për afrimitetin e tyre.
Ky moment i kapur nga ndjekësit vjen si një konfirmim i heshtur që mes dyshes ka më shumë sesa vetëm rastësi në destinacione pushimi apo praninë në të njëjtat ambiente shoqërore.
Duket se Sara dhe Eriku kanë zgjedhur këtë ngjarje si daljen e tyre të parë publike, duke vulosur atë që për javë të tëra ka qenë vetëm në nivel spekulimi.
E ndërsa asnjëri nuk ka folur ende për këtë lidhje, imazhet flasin vetë.