Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Detajet që tërheqin vëmendjen e meshkujve që në momentin e parë të takimit

nga Revista Kosovarja

Studimet thonë se duhet të kalojnë të paktën 10 sekonda përpara se një mashkull t’i heqë sytë nga portreti i një femre, në takimin e tyre të parë. 

Mbi artikull

Nuk është e thënë të jetë një takim dashuror, mund të jetë një prezantim i rastësishëm, por ata do të tregohen njësoj të vëmendshëm ndaj një detaji që femrat ndoshta e nuhasin, prandaj edhe kujdesen që të zgjedhin ngjyrën më të bukur.

Bëhet fjalë për buzëkuqin dhe buzët…

Nëse nuk je lyer me buzëkuq, ato 10 sekonda mund të pakësohen në 3-4 sepse vëmendja e tyre, në rast se buzët nuk janë shumë tërheqëse, do të ulet. Në rast se buzëkuqi ka ngjyrë të kuqe të fortë, koha mesatare e vëmendjes mund të rritet. Sipas studimit që ka kryer Universiteti I Mançesterit, janë pikërisht buzët pjesa më tërheqëse e femrave, për ta. Ato të plotat me ngjyra të theksuara, ndikojnë në zhvillimin e fantazive të tyre sensuale.

Moneytizer Paragrafi 4

Studimi nxori në dritë edhe disa të dhëna të tjera të pabesueshme, si fakti që flokët luajnë një rol kryesor në tërheqjen seksuale të meshkujve. Kështu, shumica e tyre janë shprehur se volumi dhe shkëlqimi i flokëve luajnë një rol thelbësor në vlerësimin që krijon impakti fillestar.

Sipas , Paul Dobransky, psikolog dhe ekspert i marrëdhënieve njerëzore në Universitetin e Harvardit në pesë minutat e para të një takimi, një mashkull nuk arrin të mendojë për asgjë tjetër përveçse paraqitjen fizike, ndërsa “sex-apeal” është jashtëzakonisht i fuqishëm. Pas këtij impakti, përzgjedhja më pas bëhet selektive duke marrë parasysh karakteristika si : e qeshura e saj, stili i veshjes apo sensi i humorit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]