Pas aludimeve të shumta për një krisje në raportin mes Joz Markut dhe Loredana Bratit, më në fund duket se është zbuluar arsyeja që fshihet pas veprimit të papritur të këngëtarit.
Natën e mbrëmshme, u vu re se Jozi ka hequr Loredanën nga lista e ndjekësve në Instagram, ndërsa ajo vazhdon ende ta ndjekë atë.
Pikëpyetje të shumta pati pas këtij veprimi të Jozit në Instagram. Por, jo më!
Si duket gjithçka lidhet me publikimin e projektit të tij më të ri muzikor. Mbrëmjen e djeshme, Jozi ka lansuar këngën “Dhimbje” në YouTube – një projekt që shënon rikthimin e tij në muzikë pas periudhës së Big Brother.
Por ajo që ka rënë në sy është mungesa totale e mbështetjes publike nga ana e Loredanës.
Loredana nuk ka reaguar fare në rrjetet sociale për projektin e tij të fundit – madje nuk e ka shpërndarë as në Instagram. Kjo mungesë reagimi, si duket ka prekur Jozi-n, i cili vendosi ta heqë nga lista e ndjekësve.
Kujtojmë që në ditëlindjen e Loredanës nuk munguan dy postime të Jozit për të uruar publikisht Lorin.
A do të vijë një reagim nga Loredana për këtë veprim të Jozit? Mbetet të shihet në ditët në vijim.