fbpx

Dhimbjet më të mëdha që një person mund të ndjejë

nga Revista Kosovarja

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë së Madhe ka përpiluar listën e dhimbjeve që pretendon se janë objektivisht më të fortat

Edhe pse gratë pretendojnë se dhimbjet e lindjes janë më të forta dhe të pakrahasueshme, ato nuk ishin në listën e ekspertëve britanikë.

1. “Bllokim” i shpatullave

Ky është shkaku më i zakonshëm i dhimbjes dhe ngurtësimit të shpatullave te njerëzit. Dhimbja dhe ngurtësimi mund të zgjasin dy ose tre vjet përpara se të zhduken spontanisht, dhe në fazat e hershme gjendja mund të jetë shumë e dhimbshme.

2. Thyerje kockore

Dhimbja e shkaktuar nga një frakturë ndikohet nga madhësia e kockave, lloji i thyerjes dhe ndërlikimet shoqëruese. Dhimbja më e madhe shkaktohet nga frakturat e femurit, këmbës dhe legenit.

3. Sulmi në zemër

Infarkti i miokardit ose sulmi në zemër është vdekja e një pjese të muskulit të zemrës për shkak të ndërprerjes së plotë të rrjedhjes së gjakut në pjesën e prekur të muskulit të zemrës.

Kushdo që merret me sport e di se grisja e një muskuli ose thjesht shtrirja e një muskuli, le të themi një këmbë, është shumë e dhimbshme dhe se pas kësaj këmba është jofunksionale për një kohë. Është e njëjta gjë me zemrën, dëmtimi që ndodh mund të jetë i madhësive të ndryshme.

4. Dhimbje rajonale

Është një gjendje e dhembjes së vazhdueshme dhe shpesh invaliduese, prek një zonë (më shpesh duart) dhe shpesh shfaqet pas traumës, ashpërsia e së cilës nuk përputhet me nivelin e dhimbjes.

Emri më i vjetër për këtë gjendje është distrofia simpatike reflekse ose kauzalgjia.

5. Hernia diskale

Shkaktohet nga presioni i diskut (jastëk) i cili ndodhet midis dy rruazave dhe që në këtë rast shtyhet kundër nervit që del nga shtylla kurrizore.

Kjo çon në dhimbje të forta, ndjesi shpimi gjilpërash, dobësi të këmbës së prekur dhe në rastet më të rënda, në çrregullime të urinimit dhe jashtëqitjes.

6. Fibromialgjia

Fibromialgjia është një sëmundje kronike e karakterizuar nga dhimbje të vazhdueshme dhe një ndjenjë e vazhdueshme lodhjeje dhe zgjat, në shumicën e rasteve, gjatë gjithë jetës. Nuk dëmton muskujt, kyçet, organet, nuk është kërcënues për jetën dhe bëhet i tolerueshëm me kalimin e kohës.

Katër për qind e popullsisë vuan prej tij. Fibromialgjia redukton aftësinë për të punuar dhe ndikon ndjeshëm në cilësinë e jetës dhe disponimin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]