fbpx

Dhjetë këshilla nga gruaja e cila ka ditur të flasë 16 gjuhë të huaja:

nga Revista Kosovarja

Kató Lomb mësoi gjuhë me pasion, vazhdimësi, lexim dhe guxim – dhe ia doli shkëlqyeshëm

Shumicën e gjuhëve Kató i ka zotëruar, duke punuar ekskluzivisht me tekste shkollore dhe beletristikë në gjuhën të cilën e ka studiuar.

Ajo është autore e librit “Polyglot: How I Learn Languages”, ku ndan përvojën dhe filozofinë e saj mbi të mësuarit e gjuhëve, duke theksuar rëndësinë e ekspozimit të vazhdueshëm ndaj gjuhës, motivimit personal dhe mësimit përmes kontekstit.

Lomb ishte një nga përkthyeset e para simultane në Hungari dhe ka punuar në një periudhë kur njohja e shumë gjuhëve ishte një avantazh i jashtëzakonshëm në komunikimin ndërkombëtar.

Ajo besonte se gjuha mësohet më lehtë kur je emocionalisht i përfshirë dhe i interesuar për historinë. Fillimisht lexonte me ndihmën e fjalorit, por përpiqej të kuptonte fjalët nga konteksti.

Këto janë rregullat e saj:
1. Çdo ditë ushtroni gjuhën.
2. Ndërkaq, nëse ndokush nuk ka kohë, atëherë vetëm dhjetë minuta në ditë. Posaçërisht është mirë të punohet në mëngjes.
3. Nëse nuk keni dëshirë për mësim, mos e detyroni veten. Lëreni librin, mirëpo gjuhën mësoni nëpërmjet radios, muzikës, bisedës së drejtpërdrejtë…
4. Shënoni apo mbani në mend të gjitha “frazat e gatshme” të cilat mund të përdoren në sa më shumë raste.
5. Provoni të përktheni në mendje çdo gjë që është e mundshme: bilborde, mbishkrime në pamflete, pjesë të bisedimeve të dëgjuara rastësisht…

Kjo gjithmonë është relaksuese, madje edhe nëse vërtet jeni të lodhur…
6. Mësoni apo lexoni vetëm gjënë e duhur. Mos u merrni kurrë me tekstet që kanë gabime. Ato gabime do t’ju futen në kokë dhe nuk do të mundeni lehtë t’i nxirrni nga koka.
7. Shkruani frazat e gatshme dhe mësoni ato në veten e parë në numrin njëjës. Për shembull: Vetëm po bëj shaka etj…

8. Gjuha e huaj është kala e cila patjetër duhet të mësohet nga të gjitha anët njëkohësisht: me lexim të gazetave, dëgjim të radios, shikim të filmave të cilët nuk janë të përkthyer, pjesëmarrje në ligjërata në gjuhën e huaj; puna nëpërmjet teksteve shkollore, korrespondenca, bisedimet etj…
9. Mos iu frikësoni bisedave, mos iu frikësoni gabimeve të mundshme, por kërkoni t’ju përmirësojnë. Ajo që është më e rëndësishme, mos u lëndoni nëse vërtet fillojnë t’ju përmirësojnë.
10. Jini të sigurt që qind për qind do ta zotëroni atë gjuhë.
Kató Lomb ka pasur formulë të thjeshtë me të cilën ka zotëruar të gjitha gjuhët: Koha + kamata = rezultati.

Apo, nëse e sqarojmë paksa: koha e shpenzuar + kamata / përkufizimi (frika nga gabimet) = rezultati.

Se sa e ka dashur gjuhën Kató Lomb, tregon edhe ky aforizëm nga jeta e saj: Kur Kató Lomb (86) takoi mikun e vet Steve (54) i ka thënë:

“Stiv, sa i ri që je! Sa vite që vijnë, aq gjuhë ende do të mund t’i mësosh!” /Telegrafi

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]