fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Dhjetë ushqime që mund të shkaktojnë ‘mjegull të trurit’

nga Revista Kosovarja
3 javë më parë
në Kuriozitete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ushqimet e pashëndetshme që përmbajnë pak antioksidantë dhe pak yndyra të shëndetshme, mund ta rritin inflamacionin dhe sheqerin në gjak, duke kontribuar në mjegullën e trurit.

Mjegulla e trurit është zakonisht një gjendje ku ndihemi të turbullt, kemi probleme me kujtimin e gjërave dhe kemi probleme me përqendrimin. Shkaqet e zakonshme të mjegullës së trurit përfshijnë përjetimin e stresit ose trishtimit, kalimin në perimenopauzë (te gratë) dhe rraskapitjen.

Megjithatë, ajo që dihet më pak është se ajo që hamë mund të çojë në këtë gjendje – shkruan Eat This, Not That!.

1. Ushqimet ultra të përpunuara
Ushqimet ultra të përpunuara kanë kaluar nëpër faza të shumta të përpunimit dhe përmbajnë shumë përbërës të shtuar. Këto produkte janë zakonisht të pasura me sheqer, yndyra të pashëndetshme dhe shpesh përmbajnë konservues artificialë, ngjyra dhe shije.

2. Sheqerkat
Sheqerkat, si një shembull i përsosur i një ushqimi ultra të përpunuar, mund të kontribuojnë ndjeshëm në mjegullën e trurit. Ato shpesh janë të mbushura me sasi të mëdha sheqeri, gjë që mund të çojë në rritje të papritur të niveleve të sheqerit në gjak që pastaj mund të shoqërohen me rënie të sheqerit, duke çuar në ndjenjën e lodhjes, shpërqendrimit dhe konfuzionit mendor.

3. Ushqimi i fërguar
Ushqimet e skuqura gjithashtu mund të kontribuojnë në mjegullën e trurit. Zakonisht kanë shumë yndyra të pashëndetshme dhe kripë, ndërsa përmbajnë pak lëndë ushqyese. Konsumimi i rregullt i ushqimeve të skuqura mund të çojë në rritjen e inflamacionit në trup, një faktor që kontribuon në mjegullën e trurit.

4. Salsiçet
‘Hot dogët’ gjithashtu mund të kontribuojnë në mjegullën e trurit. Këto ushqime shpesh janë të pasura me natrium, nitrate dhe konservues të tjerë, që mund të shkaktojnë inflamacion në trup duke shkaktuar kështu simptoma të mjegullës së trurit. Përveç kësaj, këto mishra shpesh përmbajnë nivele të larta të yndyrave të pashëndetshme dhe zakonisht nuk kanë materie ushqyese thelbësore.

5. Pijet e gazuara
Pijet e gazuara, veçanërisht ato të pasura me sheqer, mund të kontribuojnë gjithashtu në mjegullën e trurit. Përmbajtja e lartë e sheqerit në shumë pije të gazuara mund të shkaktojë rritje të shpejtë dhe rënie të mëvonshme të niveleve të sheqerit në gjak, duke shkaktuar një ndjenjë plogështie, shpesh të lidhur me mjegullën e trurit. Për të zbutur mjegullën e trurit dhe për ta përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të trurit, rekomandohet ta kufizoni marrjen e pijeve të gazuara dhe të kaloni në pije më të shëndetshme, si uji, çaji bimor ose lëngje frutash.

6. Gluteni
Marrëdhënia midis konsumimit të glutenit dhe mjegullës së trurit është me interes të veçantë, veçanërisht për ata me ndjeshmëri ose intolerancë ndaj kësaj proteine që gjendet te gruri, elbi dhe thekra. Gluteni mund të shkaktojë një përgjigje inflamatore në zorrët e njerëzve me sëmundje celiake ose ndjeshmëri jo-celiake ndaj glutenit, e cila mund të çojë në inflamacion sistemik që prek sisteme të shumta të trupit, duke përfshirë trurin. Ky inflamacion, së bashku me keqpërthithjen e lëndëve ushqyese, mund të çojë në një gjendje të dëmtimit kognitiv që shpesh quhet mjegull e trurit.

7. Pijet me kafeinë
Kafeina, e konsumuar gjerësisht në pije, si kafeja dhe çaji, mund të kontribuojë gjithashtu në mjegullën e trurit. Në mënyrë paradoksale – përderisa sasi të vogla të kafeinës mund ta rritin vigjilencën dhe përqendrimin – konsumimi i tepërt shpesh çon në efektin e kundërt. Kjo ndodh për shkak të dehidrimit dhe stimulimit të tepërt të sistemit nervor. Përdorimi i tepërt i kafeinës mund të çojë në një ‘efekt të kthimit mbrapsht’, duke rezultuar në lodhje, dhimbje koke dhe mjegull të trurit, pasi efekti stimulues zhduket.

8. Karbohidratet e rafinuara
Karbohidratet e rafinuara, të njohura gjithashtu si karbohidrate të përpunuara, janë produkte të grurit që janë modifikuar ndjeshëm nga gjendja e tyre natyrale. Ky proces shpesh përfshin heqjen e krundeve dhe embrionit të kokrrës, ndërsa shembuj të karbohidrateve të rafinuara përfshijnë bukën e bardhë dhe orizin e bardhë. Drithërat e rafinuara gjithashtu mund të kontribuojnë në mjegullën e trurit. Ashtu si sheqernat e rafinuara, edhe këtyre produkteve drithërash iu janë hequr pjesët e tyre më ushqyese. Rezultati është se këto ushqime shkaktojnë rritje dhe ulje të shpejtë të niveleve të sheqerit në gjak. Organizmi iu përgjigjet këtyre luhatjeve me një çlirim të hormoneve, duke çuar në simptomat që zakonisht lidhen me mjegullën e trurit – të tilla, si konfuzion, harresë dhe vështirësi në fokusim.

9. Alkooli
Alkooli konsiderohet fajtor i madh për mjegullën e trurit për shkak të efekteve, si në hidratim ashtu edhe në sistemin nervor qendror. Jo vetëm që mund të ndiheni të mjegulluar gjatë pirjes, por efektet mund të ndihen edhe disa ditë më pas. Nëse vëreni se ndjeni mjegull truri pasi keni pirë alkool, mund të jetë më mirë të përmbaheni nga pirja. Njëherësh – duke qenë se alkooli mund të shkaktojë dehidratim që dëmton aftësitë kognitive – mund t’i zvogëloni efektet e mjegullës së trurit nga alkooli duke qëndruar mirë të hidratuar dhe duke marrë elektrolite para ose pas pirjes.

10. Aditivët ushqimorë
Aditivët e ushqimit janë substanca të shtuara në ushqim për qëllime të ndryshme, duke përfshirë zgjatjen e afatit të ruajtjes dhe shtimin e ngjyrës ose aromës. Disa njerëz raportojnë ndjenjën e mjegullës së trurit pasi kanë ngrënë disa nga aditivët më të njohur të ushqimit, duke përfshirë glutamatin e monosodiumit (MSG) dhe ëmbëltuesit artificialë, si aspartami. Shkenca rreth mjegullës së trurit dhe aditivëve të ushqimit duket të jetë kryesisht anekdotike, por nëse ndiheni të mjegulluar pasi keni ngrënë disa aditivë ushqimorë, mund ta kufizoni konsumimin e tyre.


Etiketa: Dhjetë ushqimemjegull të trurit

POSTIME TË NGJASHME

Kuriozitete

Pse trenat i bien borive?

3 orë më parë
Kuriozitete

8 këshilla kur duhet t’i thoni “jo” shefit

4 orë më parë
Kuriozitete

Ka të bëjë me dimrin: A mund ta gjeni gabimin në këtë foto?

10 orë më parë
Kuriozitete

Para të gatshme apo kartela, cila është mënyra më e mirë për të kursyer para?

10 orë më parë
Kuriozitete

Zbulohet “pilula digjitale” që mat ritmin e zemrës

13 orë më parë
Kuriozitete

Zgjidhet ngjyra e vitit 2024

1 ditë më parë
Postimi tjetër

A duhet të pini kafe me stomakun e zbrazët?

Ky është parashikimi i motit për krejt javën

Boshatiset Kotlina e Kaçanikut, mbyllet shkolla e fshatit

TË FUNDIT

Horoskopi Ditor e Marte 12 dhjetor 2023

4 minuta më parë

DASHI Mundohuni ta kontrolloni vetën gjatë kësaj dite sepse po ju filluan problemet nuk do ndalen kollaj. Ju të dashuruarit...

Blero sonte merr surpriz unike, kjo bukuroshe e viziton

18 minuta më parë

Blero sonte do të pranoj në nga surpirzat më të bukura për të. Ai do të vizitohet nga vajza e...

Bledi Mane i drejtohet Azemit, “Ke nevoj për terapi klinike”

23 minuta më parë

Bledi Mane sot reagoi për situatën e Azemit dhe Albes. Ai ndër tjera i drejtohet "Ke nevoj për terapi kinike"....

Shkenda , një këshillë për të rinjtë: Mos dilni jashtë Kosovës , askund paret s’ fluturojnë

26 minuta më parë

Këngëtarja Shkenda Dubova ka qenë e ftuara e radhës në emisionin e pasdites në T7, “Canapé”, ku ka folur shumë...

Kaderi emocionohet teksa shikon foton e nipit

32 minuta më parë

Kaderi sot e ka pranuar një fotografi ku është e shfaqur ajo me nipin e saj. Fotografinë ajo e ka...

Azemi largohet sonte?!

44 minuta më parë

Azemi sonte ka vendosur të largohet nga shtëpia më e famshme. Sipas tij nuk mund të qëndroj më brenda  nëse...

MË TË LEXUARAT

Dëshironi të jetoni 100 vjet? Zakonet e shëndetshme nuk mjaftojnë

Sarah dhe Dj PM po bëhen prindër, flet motra e saj Ditea

Provoni këto tre metoda natyrale për heqjen e gurëve në veshka, ndoshta ju ndihmon!

Ferizaj/ Arrestohet “bosi i drogës”, Gëzim Çela

Mbresa sjellë magjinë për festat e fundvitit

Para të gatshme apo kartela? Ja se si mund të kursejmë më shumë

Edona – Bleros: Je manipulues, do t’i nxjerri krejt të zezat

Julia Roberts flet ‘pa doreza’, tregon për drogën më të fortë që e ka provuar

Vajzat zbulohen deri në këtë pikë, por ja çfarë bënë Shkurte Fejza

E gjeni dot kush është artisti i njohur në foto?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist