fbpx

Partneri i stresuar ju bën të shtoni peshë

nga Revista Kosovarja

Një studim i ri i bërë nga profesorët e Institutit për Kërkime Sociale të Universitetit të Miçiganit vë në pah se niveli i stresit të partnerit tuaj ndikon në peshën tuaj trupore.

Sipas tyre, nëse partneri juaj është i prirë ndaj stresit, kjo mund të ndikojë negativisht në peshën tuaj trupore, duke bërë që të shtoni më shumë kilogramë se sa që duhet.

“Ndërhyrjet për reduktimin e stresit duhet të synojnë çiftet dhe jo individët”, thuhet në hulumtim.

Më tutje të studim thuhet se një tregues i yndyrës së tepërt të barkut dhe një faktor rreziku për shumë sëmundje të ndryshme duke përfshirë diabetin dhe sëmundjet e zemrës, është i lidhur drejtpërdrejt me nivelin e stresit të partnerit tuaj.Në këtë studim janë përfshirë më shumë se 2 000 gra dhe burra të martuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]