fbpx

Dhjetë vjet më parë Atifete Jahjaga ishte zgjedhur presidente e Kosovës

nga Revista Kosovarja

Më 7 prill të vitit 2011, me 80 vota për Kuvendi i Kosovës zgjodhi ish-zëvendesdrejtoreshën e përgjithshme të Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga, në postin e presidentes.

Jahjaga ishte kandidatja e përbashkët e Partisë Demokratike të Kosovës-së, Lidhjes Demokratike të Kosovës-së dhe Aleancës Kosova e Re në bazë të marrëveshjes së arritur ndërmjet liderëve të këtyre tri partive politike, nën ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Christopher Dell.

Ajo fitoi në rrethin e parë të votimit. Për kundërkandidate kishte deputeten e AKR-së, Suzana Novobërdaliun, e cila mori vetëm 10 vota.

Presidentja e zgjedhur, Atifete Jahjaga, dha betimin para Kuvendit se do të mbrojë Kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës.

Në fjalimin e parë para Parlamentit, presidentja Jahjaga u shpreh se kishte vullnet dhe vetëbesim që të ndihmojë reformat dhe ndryshimet pozitive në Kosovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]