fbpx

Dhuna në familje – në Prishtinë, Lipjan e Ferizaj burrat sulmojnë gratë, në Podujevë gruaja burrin

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar katër raste të dhunës në familje në 24 orë.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Lipjan, Prishtinë, Podujevë e Ferizaj. Në tri raste burrat kanë sulmuar gratë, ndërsa në Podujevë raportohet se gruaja ka sulmuar burrin.

Lipjan 04.11.2022-18:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prishtinë 04.11.2022-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Podujevë 04.11.2022-16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.

Ferizaj 04.11.2022 – 00:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]