Medlin Olbrajt ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare si pasojë e kancerit. Olbrajt, do të kujtohet gjjthmonë si mikja e madhe e Kosoves që ndihmojë fuqishëm në procesin e lirisë së vendit, shkruan “Kosovarja”.
Ajo, kishte deklaruar se Kosova dhe kosovarët kanë një vend të veçantë në zemren e saj, siç kishte dhe do të ketë gjithmonë edhe ajo vend të veçantë në zemrat e shqiptarëve të Kosovës.
A e dinit që në viziten e Olbrajt të vitit 1999 asaj i ishte bërë një dhuratë e veçantë, që ishte veshja e nusërisë e nënës së këngëtarit të madh, Ilir Shqqiri?
Këtë e ka treguar edhe një herë legjenda e muzikës shqipe përmes këtij mbishkrimi:
29 qershor, 1999
Në Fushë të Kosovës kur zonja Albright zbriti,
se ç’bënim me lirinë, erdhi të na shohë,
diçka sillte n’mendje nëna ime, askush nuk e diti,
tek hyri në rrënoja dhe u kthye ndërkohë.
Kostumin e nusërisë nga arka e djegur
e nxori e shkundi, e bëri palë-palë,
s’ka gjë së flakët diku e paskëshin prekur,
asaj, Zonjës së Qiellit, tha: dua me ja falë!
Me erën e shkrumbit mbi pëlhurë të vekut,
në emër të nënave që u martirizuan
në shesh të Prishtinës mes djemve t’dyfekut
dy vajza sorkadhe në dorë ia dorëzuan.
Ngryk e mbante zonja kostumin,
sikur nëna Hanë Kaltrinën,
teksa ligjëronte – flladiste Prishtinën!
Shkëputur nga poema “Jetëdhënësja ime”