fbpx

Lirim Kastrati e ndanë imazhin e parë me të bijën në krahë: Dhurata më e madhe e jetës time

nga Revista Kosovarja

Futbollisti i njohur shqiptar, Lirim Kastrati, javën e kaluar u bë baba për herë të parë.

Ai dhe partnerja e tij, modelja kroate, Angela Simac, kanë sjellur në jetë një vajzëe që nuk ia kanë zbuluar emrin akoma.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka reaguar për herë të parë, duke shpërndarë dy imazhe me të bijën në Instagram.

“Dhurata më e madhe e jetës time. Vajza ime”, kanë qenë fjalët e 23-vjeçarit.


Të shumta ndërkohë kanë qenë urimet që ka marrë në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Ka qenë Angela që publikoi lajmin në rrjete sociale fillimisht duke treguar se bashkë me foshnjën janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lirim Kastrati (@lirimkastratti)


Futbollisti me origjinë nga Kamenica jeton dhe vepron prej vitesh në Kroaci, ku edhe ka ndërtuar karrierën prej futbollisti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]