fbpx

Dialogu me Serbinë shkas për urime Kurtit!

nga Revista Kosovarja

Dy ditët e para të punës së Qeverisë “Kurti 2”, janë përshkuar me përgëzime të shumë shteteve për fitoren e Albin Kurtit, shkruan “Kosovarja”.

Të gjithë përgëzuesit ia kanë kujtuar Kurtit se dialogu me Serbinë është prioritet i pakontestueshëm.

Raportet historikisht të tensionuara, e veçmas lufta Kosovë-Serbi, po shihen në rajon si tepër delikate dhe pengesa kruciale është asociacioni.

Serbia me miqtë e saj duan formimin e Asociacionit të Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive, ndërsa kryeministri i qeverisë, Albin Kurti, tashmë ka deklaruar se nuk do të ketë asociacion një-etnik, meqë Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk lejon organizma një-etnik.

E, Albin Kurti, për këtë deklaratë, ka marrë reagime të shumta, të cilat do të qojnë në tensione të reja me Serbinë.

Animi i Kurtit për afërsi me Shqipërinë, po shihet dhe interpretohet nga Serbia me aleatët e saj, si një hap kah Shqipëria e Madhe.

Ky imazh, ndaj të cilit Serbia po punon në terren dhe në trajektoren Moskë-Beograd-Athinë, i hapë rrugë edhe Serbisë së Madhe, kufijtë e të cilës janë dizajnuar nga Garshanini, e që vazhdoi me Millosheviqin në Konferencën e Dejtonit më 1995, ku Bosnja dhe Hercegovina u shndërruan në një shtet federativ të tri etniteteve: boshnjakë, serbë, kroatë.

Njohësit e Ballkanit Perëndimor, veçmas Daniel Server dhe Janush Bugajski, po i sugjerojnë Albin Kurtit të përshpejtojë dialogun me Serbinë, nën pushtetin e presidentit aktual të SHBA-së, Xhoe Bajdenit, për ta shfrytëzuar fuqinë amerikane si administratë proshqiptare.

Sidoqoftë, dialogu me Serbinë pritet të jetë i nxehtë, veçmas kur Vuçiçi po e mbron vendimin e tij për mosnjohjen e shtetit të Kosovës.

Madje, në deklaratën e tij, dhënë dje medieve, kërkoi kthimin e Kosovës nën Serbi!

Dhe, kjo është hera e parë pas 22 vjetësh, ku një president serb kërkon kthimin e Kosovës nën Serbi! Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]