Ndryshimi drastik fizik i këngëtares Adele, i la të gjithë me gojë hapur. Këngëtarja 32-vjeçare angleze ka pësuar një dobësim rekord, aq sa zor se mund të njihet.
Përballë një dobësimi kaq befasues, nuk ishin të paktë fansat që u shqetësuan për shëndetin e saj, mirëpo duket se pas pamjes së re, qëndron thjesht dhe vetëm një ndryshim revolucionar i stilit të jetës.
Ajo që thotë Adele është e vërtetë, zgjedhja për të kaluar në një stil jete më të shëndetshëm, në fund dha rezultate. Puna ime bazohet në disa faza dhe në të parën u analizuan me kujdes funksionet metabolike dhe hormonale, sjellja, gjumi, humori, niveli i kortizolit, hormonet e tiroides, stresi dhe shëndeti mendor. Janë të gjithë aspekte që duhen marrë parasysh, para nisjes së një plani specifik ushqyerjeje dhe aktiviteti fizik”, shpjegon doktoresha.
Fradin-Read shton se Adele gjatë muajve të fundit, ka ndjekur një regjim ushqimor strikt dhe një program stërvitjeje të personalizuar.
Sipas saj, nuk mjaftojnë vetëm këto dy elementë, por duhet ndryshuar stil jete dhe minimumi 7-8 orë gjumë, shkruan noa.al.
Po ashtu thotë se karbohidratet nuk këshillohen dhe se dozat e lejuara janë minimale.
“Yndyrat shtazore duhen shmangur kategorikisht, dhe sugjerohet vaji i ullirit, lajthitë dhe avioadot. Megjithatë dieta nuk fillon në mënyrë të njëjtë, për të gjithë”, thotë ajo.