Janë përfshirë nga zjarri dy vila, një në Ferizaj e një në Leposaviq.
Policia është duke i hetuar të dy rastet, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Ferizaj / 21.02.2024-16:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur vila e tij. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Njësitet relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”.
“Leposaviq / 21.02.2024 – 15:32. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është djegur vila e tij. Perveq demeve material nuk raportohet per te lenduar. Rasti ne procedure hetimore”.