fbpx

Tërmet i ri në Kroaci, tronditet edhe Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi

nga Revista Kosovarja

Një tërmet i ri me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter goditi Kroacinë rreth orës 7 të mëngjesit, lajmëron Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC). Ky është tërmeti i katërt i regjistruar në Kroaci që nga mëngjesi i sotëm.

EMSC njoftoi rreth orës 5:00 të mëngjesit se një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter u regjistrua 24 kilometra në jugperëndim të Metkoviqit, 54 kilometra në jug të Mostarit dhe pesë kilometra në jugperëndim të Neum në Bosnje dhe Hercegovinë, transmeton Paparaci.

Tërmeti ka qenë në një thellësi prej gjashtë kilometrash, ndërsa është ndjerë edhe në territorin e Bosnjë-Hercegovinës.

Më pas u regjistruan dy tërmete të tjera më të dobëta me magnitudë 2.6 ballë.

Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik të Malit të Zi, tërmeti është regjistruar edhe në Mal të Zi gjatë mëngjesit të sotëm. Ky tërmet ishte me magnitudë 2.2 ballë./Paparaci.com


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]