fbpx

Digjet kompania e pajisjeve mjekësore në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

nga Revista Kosovarja

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një objekt në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Objekti i përfshirë nga zjarri është kompania e pajisjeve mjekësore Koslabor Sh.P.K..

Këtë e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zyrtare për media në Policinë Rajonale në Prishtinë.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]