Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Digjet një fabrikë në Drenas

nga Revista Kosovarja

Një fabrikë është përfshirë nga flakët në fshatin Korroticë e Epërme në Drenas, pranë parkut të biznesit.

Në vendngjarje kanë dal zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke hetuar rastin. Fatmirësisht nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, mirëpo shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një inicident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërm në Drenas. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë“, theksoi Ahmeti.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]