fbpx

Digjet një pronë e drejtorit serb në Leposaviq, Vokrri thotë se e bënë ‘banditët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit’

nga Revista Kosovarja

Zëvëndësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka bërë të ditur se është djegur veranda dhe vreshtat e drejtorit për Kulturë, Rini e Sport në Leposaviq, Nenad Radosavljeviq.

Vokrri thotë se kjo është bërë nga “banditët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit”.

“Banditët e Radoiçiqit & Vuçiqit ia dogjën verandën dhe vreshtën drejtorit për Kulturë, Rini e Sport në Leposaviq, z. Nenad Radosavljević. Seria e krimeve të tyre ndaj zyrtarëve institucionalë në komunat veriore s’do ta thyejë vullnetin e qytetarëve serbë për të jetuar të lirë e të barabartë me tjerët në Kosovë”, shkroi Vokrri.

https://www.facebook.com/watch/?v=2452961824906862

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]