fbpx

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova” – lëndohen dy persona

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 12:05 në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka njoftuar policia.

Në këtë aksident është përfshirë një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit vetura është djegur tërësisht dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere femër shtetase e Shqipërisë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti nën hetime.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]